Nga Vendi
5 March 2026
Ali Ahmeti përkujton 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar sot 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, një ngjarje që mbetet simbol i krenarisë dhe kujtesës kombëtare për shqiptarët anë e mbanë botës.

“Për çdo shqiptar, anë e mbanë botës, datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë. Në këto ditë të shënuara kujtojmë me respekt dhe nderim luftën e lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili së bashku me familjen e tij, me prindër, vëllezër, gra e fëmijë, me “besa besë” e me trimëri të pashoq, luftuan përballë forcave të armikut dhe sakrifikuan jetën heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkruan Ahmeti.

Ai thekson se Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës, ndërsa gjaku i derdhur në Prekaz dhe anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.



Të ndryshme
Më shumë
Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni 3 August 2021
56 kilogramë drogë është kapur në Tetovë dhe Gostivar për nëntë muaj25 October 2021
Shkronjat e UÇK vendosen në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës21 June 2021