Nga Vendi
7 March 2026
Kapën 150 mijë paund të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë zbuluar një shumë të madhe parash të padeklaruara gjatë kontrollit të një pasagjeri të huaj që po udhëtonte drejt Londrës.

Gjatë kontrollit rutinë, tek pasagjeri u gjetën gjithsej 150 mijë paund britanikë që nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore për transportimin e parave të gatshme përtej kufirit.

Sipas Ligjit për Punë Devizore, autoritetet i kthyen udhëtarit një shumë në kundërvlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 141,315 paund britanikë u mbajt përkohësisht nga autoritetet doganore.

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje, ndërsa procedurat ligjore janë në vijim.

Autoritetet theksojnë se kontrollet e tilla janë pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme, duke kontribuar në luftën kundër krimit financiar.



Të ndryshme
Më shumë
Ju jeni kafshë, mësuesja nga Shkupi ofendon nxënësit 23 September 2021
Kush është mashkulli misterioz që ia ka rrëmbyer zemrën Adriana Matoshit18 October 2020
Grubi: Ideja për subvencionim të punësimeve në bazë etnike është përfaqësim i drejtë dhe adekuat i të gjithëve16 October 2020