Sport
7 March 2026
Bundesliga me spektakël golash, Fisnik Asllani protagonist në fitoren e Hoffenheim

Java e 25-të në Bundesliga solli shumë emocione dhe një numër të madh golash në disa prej ndeshjeve të zhvilluara.

Hoffenheim arriti një fitore të rëndësishme 4-2 në transfertë ndaj Heidenheim, ku protagonist ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani. Ai kontribuoi fillimisht me një asist në minutën e 26-të për golin e realizuar nga Prass, ndërsa më pas shënoi edhe vetë në minutën e 49-të, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë.

Me këtë gol, 23-vjeçari arrin në kuotën e tetë realizimeve këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe pesë asistime.

Në ndeshjet e tjera të javës, Bayer Leverkusen barazoi 3-3 në transfertë ndaj Freiburg, ndërsa Leipzig fitoi 2-1 përballë Augsburg. Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Hamburg ndaj Wolfsburg, ndërsa sfida mes Mainz dhe Stuttgart përfundoi në barazim 2-2.



Të ndryshme
Më shumë
Nëse edhe ju e përdorni kondicionerin në makinë, ka diçka që duhet ta dini patjetër 3 July 2021
Jakup Huseini i VLEN-it uron Arkin Jahijin për fitoren në Bërvenicë: Komuna mbetet shtëpia jonë e përbashkët 2 November 2026
Çashka, takimi i radhës i drejtoreshës së Qendrës Analitike Hulumtuese "Abdilaqim Ademi"-BDI, Fatjona Geci, me degën e BDI-së24 October 2026