Nga Rajoni
9 March 2026
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar gjithashtu pezullimin e përkohshëm të këtij vendimi deri në marrjen e një aktgjykimi përfundimtar.

Presidentja Osmani ende nuk ka nënshkruar dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, pasi është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka argumentuar se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe se deputetët nuk arritën të përmbushin detyrimet ligjore brenda afatit të përcaktuar.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kuvendi nuk mund të vazhdojë punën derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për këtë çështje. “Nëse ka dekret për shpërndarje të Kuvendit, Kuvendi nuk mund ta vazhdojë punën. Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë masë të përkohshme, natyrisht që rrethanat do të ndryshojnë. Vendimi i presidentes për të shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues, është i ngutshëm dhe si i tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, tha Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje argumenton se procedurat për zgjedhjen e presidentit kanë nisur më 5 mars dhe se Kushtetuta parashikon një afat prej 60 ditësh për përfundimin e këtij procesi. Në anën tjetër, presidentja Osmani këmbëngul se ky afat do të duhej të ishte shfrytëzuar para datës 5 mars.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Rritet interesimi për vaksinim, dje janë aplikuar 17.679 vaksina10 August 2021
Reshje të pamjaftueshme në Maqedoni, nga thatësira rrezikohen të gjitha prodhimet 6 September 2021
Grubi: Historia nuk guxon të mbaj peng të ardhmen18 October 2020