Nga Rajoni
9 March 2026
Berisha shpall orën e protestës së 12 marsit para Parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e paralajmëruar nga opozita do të mbahet më 12 mars në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për opozitën dhe për vendin.

“12 marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria para Parlamentit, t’i japim Ramës përgjigjen e merituar”, deklaroi Berisha.

Protesta është paralajmëruar nga Partia Demokratike si pjesë e aksioneve politike kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Stagnim alarmues: Maqedonia e Veriut ngec në luftën kundër korrupsionit, sërish në fund të tabelës evropiane10 February 2026
Arti në zi! Ndërron jetë në vendin e punës regjisorja Burbuqe Berisha27 October 2021
Keir Starmer nis vizitën në Gjirin Persik për të mbështetur armëpushimin SHBA-Iran 8 April 2026