Nga Vendi
9 March 2026
Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizon mbrëmje iftari me ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Ambasada e Shqipërisë në Shkup ka organizuar një mbrëmje iftari me pjesëmarrjen e përfaqësuesve diplomatikë, të rinjve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meidani theksoi se në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në iftar ishin të pranishëm edhe presidentët e parlamenteve studentore të Universitetit “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Evropës Juglindore, përfaqësues të lëvizjes studentore dhe futbollistë të klubit Bashkimi.

“Në një mbrëmje iftari të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, mes miqsh dhe partnerësh u zhvilluan biseda të mira në një atmosferë respekti dhe miqësie”, ka shkruar Meidani.

Ai gjithashtu uroi besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit duke theksuar, “Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”.



Të ndryshme
Më shumë
Stuhi historike paralizon Bregun Lindor të SHBA, mijëra pa energji dhe zona të bllokuara nga bora24 February 2026
Tre persona arrestohen në Shkup, dyshohen se tentuan të marrin kredi me dokumente të falsifikuara 1 August 2026
Kocevski: Mbi 300 dëshmitarë të marrë në pyetje për rastin “Pulse”22 May 2025