Nga Vendi
10 March 2026
Aleanca për Shqiptarët Nderon 100 Gra për Kontributin e Tyre Profesional

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, Sekretariati për Barazi Gjinore i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Njomza Shaqiri, organizoi një aktivitet simbolik për vlerësimin e kontributit të grave në shoqëri. U shpërndanë Mirënjohje për Kontribut Profesional Jetësor për 100 gra të dalluara nga komunat Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Vrapçisht, Likovë, Çair, Gazi Babë, Saraj dhe Tearcë. Aktiviteti nënvizon rëndësinë e roli të grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë dhe Aleanca për Shqiptarët thekson përkushtimin e saj në fuqizimin e grave në çdo sferë të jetës publike dhe institucionale.



Të ndryshme
Më shumë
Ish-banorja e BBVA në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave24 October 2026
Zaev siguron se Regjistrimi do të mbahet në shtator: Të drejtat e shqiptarëve garantohen me Kushtetutë23 July 2021
iPhone 13 i Apple mund të ketë një bateri më të madhe 7 June 2021