Nga Vendi
13 March 2026
Kërcënime në rrjetet sociale ndaj shkollave në Tetovë, ndalohen dy të rinj

Dy persona kanë përfunduar në Policinë e Tetovës nën dyshimin për kërcënime në rrjetet sociale ndaj nxënësve dhe shkollave të mesme në qytet. Njëri prej tyre ishte ndaluar edhe më herët për të njëjtën vepër.

Sipas informacioneve nga autoritetet, personi i parë është një 18-vjeçar nga Pallatica e Tetovës, i cili ishte arrestuar edhe më 27 shkurt për dyshime të ngjashme. Ndërkohë, personi i dytë është një 15-vjeçar nga fshati Xhepçisht.

I mituri dyshohet se në rrjetet sociale ka publikuar fotografi ku shihen edhe armë, duke kërcënuar se do të kryejë vrasje në shkollën e mesme të mjekësisë dhe në gjimnaz.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka realizuar bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur edhe prova që lidhen me rastin. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN zyrtarizon drejtuesit, Mexhiti dhe Kasami në krye10 May 2026
LSDM: Ribalancim i ri sepse nuk ka para për paga dhe pensione, po vijnë borxhe të reja për qytetarët 8 October 2026
Fjolla Morina del nga burgu? Fotoja e bashkëshortit që ngriti dyshimet13 August 2021