Nga Vendi
10 May 2026
VLEN zyrtarizon drejtuesit, Mexhiti dhe Kasami në krye

Koalicioni VLEN ka mbajtur Kongresin e tij të parë në Shkup, ku janë zyrtarizuar strukturat drejtuese të subjektit të ri politik, duke shënuar transformimin nga një aleancë partish në një organizim të unifikuar politik.

Delegatët e Kongresit kanë zgjedhur Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin në postin e bashkëkryetarëve, ndërsa funksioni i sekretarit të përgjithshëm i është besuar Bekim Salit.

Në kuadër të kompletimit të strukturës udhëheqëse, Mimoza Musa dhe Bekim Qoku janë emëruar nënkryetarë të lëvizjes, duke formuar ekipin që do të udhëheqë organizimin politik dhe aktivitetin e ardhshëm të VLEN në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

Ky zhvillim vjen pas diskutimeve mbi platformën politike të koalicionit dhe synon forcimin e pozicionit të tij brenda shumicës qeverisëse dhe para elektoratit shqiptar në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Avion amerikan rrëzohet në jug të Iranit, një anëtar i ekuipazhit ende i zhdukur 4 April 2026
Pritet të mbërrijnë doza të reja të vaksinave “AstraZeneka” dhe “Sputnik” 2 July 2021
Vizitat në Hagë, ish-krerëve të UÇK-së për tri orë u mundësohet privatësi e plotë me familjarët 6 July 2021