Nga Vendi
16 March 2026
Takim në Prishtinë, Lëvizja Arbëria uron Kryetaren e Kuvendit për detyrën e re

Në Prishtinë u zhvillua një takim mes Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Lëvizjes Arbëria, Meral Ferati, Bekim Fazliu dhe Azem Dehari.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria e uruan Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të institucioneve demokratike të vendit.

Në bisedë u trajtuan zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve politikë shqiptarë për forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e proceseve politike me interes të përbashkët.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria theksuan gjithashtu nevojën për koordinim më të madh politik dhe institucional për çështje me interes kombëtar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet.

Në përfundim të takimit, palët u dakorduan që komunikimi dhe bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen për tema dhe iniciativa me interes të përbashkët.



Të ndryshme
Më shumë
BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet12 September 2026
Osmani falënderon bashkëpunëtorët para dorëzimit të detyrës, “rrugëtim i përbashkët për Kosovën” 4 April 2026
Ferizaj, adoleshenti plagos motrën me armë zjarri, arrestohet10 May 2025