Nga Rajoni
16 March 2026
Vrasje e rëndë në Gjakovë, një person ndërron jetë dhe një tjetër plagoset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjakovë ku një person ndërron jetë dhe një tjetër u plagos. Viktima është identifikuar si Rasim Binakaj, 38 vjeç, ndërsa i dyshuari për vrasjen është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, deklaroi se “Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit, po ashtu është gjetur dhe një armë e ftohtë”. Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Personi tjetër i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij raportohet stabile, sipas shefit të emergjencës në spitalin rajonal të Gjakovës. Në orët e pasdites, autori i dyshuar pas disa orësh arrati u vetëdorëzua te autoritetet policore.

Policia po vazhdon hetimet dhe nuk ka dhënë detaje mbi motivet e ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Histori të luftës, diplomacisë, rivaliteteve gjeopolitike dhe ndërhyrjeve të huaja – si e formësuan konfliktet shekullore Afganistanin modern18 August 2021
Blerta Deliu reagon pas shkarkimit të Bordit të RTK-së: Kurti e Osmani po duan ta mbyllin gojën e çdo gazetari 8 July 2021
Medalja e artë olimpike për Nora Gjakovën, Rama: Bravo yll26 July 2021