Nga Rajoni
9 February 2026
Abdixhiku–Osmani: Mbështetje e plotë e LDK-së për iniciativën amerikane të Paqes dhe forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të saj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi strategjike për vendin.

Gjatë takimit, Abdixhiku u informua për iniciativën e Presidentit amerikan Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes, një nismë që synon forcimin e stabilitetit global, dialogut dhe paqes, duke konsoliduar njëkohësisht pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Kreu i LDK-së i shprehu Presidentes Osmani mbështetjen e plotë të partisë që ai drejton për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes, thellimi i aleancave strategjike – veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – si dhe rritja e rolit ndërkombëtar të Kosovës, duhet të jenë prioritete shtetërore.

Abdixhiku riafirmoi se LDK mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë të Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Ende nuk doli në protestë, por Adelina Ismaili tha diçka për UÇK-në22 September 2026
Rihapet hetimi për vrasjen e gazetares së BBC-së në vitin 1999 - autori dyshohet se është krimineli serb, "Legija"26 September 2026
Hapësirat e Spitalit Gjinekologjik Çair do të marrin pamje të re pas aksionit të përbashkët25 March 2026