Nga Rajoni
19 March 2026
Shaip Kamberi reagon për stërvitjet ushtarake në Bujanoc

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas stërvitjeve ushtarake të Serbisë në Komunën e Bujanocit pranë kufirit me Kosovën. Ai ka shkruar në Facebook se aktivitetet e tilla, veçanërisht pranë zonave të banuara dhe me kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokale”, shkruan Kamberi. Ai shton se ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm kërkon respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave dhe se shtimi i forcave të KFOR-it është i rëndësisë primare.

“Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Toksore të Sigurisë”, deklaron Kamberi.



Të ndryshme
Më shumë
Dy të hospitalizuar në Tetovë me dozën e dytë, 23 të hospitalizuar nga Covid-19!24 September 2021
Rama: Turp për drejtësinë ndërkombëtare dhe për ata që Thaçin e shohin si armik politik28 October 2025
FFM hap procedurë disiplinore ndaj Vardarit pas derbit me Shkëndijën12 March 2026