Nga Vendi
22 March 2026
Grubi mbetet në arrest shtëpiak, Gjykata Penale pranon kërkesën e Prokurorisë

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak nën mbikëqyrje të rreptë policore 24-orëshe, pasi Gjykata Penale e Shkupit ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e kësaj mase sigurie.

Vendimi vjen disa ditë pas shqyrtimit të rastit, ndërsa Grubi konsiderohet i dyshuari kryesor në hetimin që lidhet me furnizimet e dyshimta me aparate për video-lotari, të njohura si VLT.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga ky aktivitet dyshohet se buxheti i shtetit është dëmtuar për më shumë se 8 milionë euro.

Grubi ishte kthyer në vend më 23 shkurt, pas një mungese prej mbi 14 muajsh, periudhë gjatë së cilës ndodhej jashtë vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Isufi: Sot votova për të mirën e vendit, le të përfundojë kjo ditë sa më mirë!19 October 2025
Etemi: I gatshëm të pranojë sfidën për Tetovën 31 August 2021
OBRM-PDUKM: Zaev vendos tatim krize dhe jo taksë ekologjike 1 July 2021