Nga Vendi
23 March 2026
Takim me ambasadën amerikane, fokus politikat rinore dhe pjesëmarrja aktive

Deputetja Feride Haxhiu nga radhët e koalicionit VLEN ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në vend, Nicole Varnes.

Sipas saj, takimi është realizuar së bashku me deputetët e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, në një frymë të hapur dhe konstruktive, ku në fokus kanë qenë çështjet me interes të përbashkët, veçanërisht avancimi i pozitës së të rinjve dhe rritja e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse.

Haxhiu theksoi se mbeten të përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave që sjellin rezultate konkrete për të rinjtë dhe qytetarët, duke kontribuar në ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe me perspektivë evropiane.



Të ndryshme
Më shumë
E dashura bukuroshe e Capital T, Adrola Dushi vjen me set të ri të fotografive 25 September 2026
Modelja ‘thyhet’ në derë që t’i dalin të pasmet bombastike12 September 2020
Maqedoni, dje janë aplikuar mbi 15 mijë vaksina14 September 2021