Nga Rajoni
24 March 2026
28 vjetori i epopesë së Dukagjinit – dëshmia e qëndresës dhe sakrificës

28 vjet pas Epopesë së Dukagjinit, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar këtë ngjarje si një nga momentet më të lavdishme të historisë tonë. Ai përmes një postimi në Facebook tha se Epopeja e Dukagjinit simbolizon qëndresën, sakrificën dhe vendosmërisë së popullit për liri.

Maqedonci theksoi se më 24 mars 1998 forcat okupatore serbe rrethuan Gllogjanin me synimin për të shuar rezistencën e armatosur, por luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmuan se nuk ka rrethim dhe as pushtues që mund ta ndalë një popull të vendosur për liri. Ai shtoi se Beteja e Gllogjanit tregoi qartë se UÇK-ja nuk ishte më një vatër e kufizuar rezistence, por një ushtri e lindur nga populli dhe e shtrirë në gjithë Kosovën.

Ministri kujtoi edhe betejat e tjera heroike, përfshirë qëndresën e Jasharajve në Prekaz dhe betejën te Gjashtë Lisat në Likoshan, duke nënvizuar se kjo ishte rruga e vetme për t’i dhënë fund sundimit dhe shtypjes shekullore. Ai vuri në pah se drejtësia e kauzës solli edhe mbështetjen ndërkombëtare dhe se më 24 mars 1999 filloi ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve serbe.

Maqedonci përfundoi mesazhin duke thënë se dëshmorët dhe të gjithë të rënët për liri janë themeli i Republikës së Kosovës dhe se kujtimi për ta është obligim i përhershëm për ruajtjen e lirisë, shtetit dhe dinjitetit kombëtar, ndërsa ushtria e Kosovës sot është moderne, profesionale dhe e gatshme për mbrojtjen e territorit dhe paqen.



Të ndryshme
Më shumë
Begaj në Shkup me ceremoni shtetërore, vizitë në Çair dhe homazhe te monumenti i Skënderbeut26 February 2026
Nuk u vaksinua, mësuesja infekton gjysmën e klasës me koronavirus30 August 2021
“Kam edhe një skenë intime”, Arjola Demiri pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër14 October 2021