Nga Vendi
26 March 2026
Ademi kritikon Avokatin e Popullit për gjuhën shqipe në provimet profesionale

Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Avokati i Popullit lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit, duke e cilësuar atë si të gabueshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm.

Sipas Ademit, interpretimi që provimi në gjuhën shqipe duhet të mbahet vetëm me kërkesë të kandidatit bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, “qëndrimi se provimi duhet të mbahet në gjuhën shqipe vetëm me kërkesë të kandidatit bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 6 paragrafi 1 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”.

Ai shton se edhe ideja për harmonizim të ligjeve përkatëse është e gabuar, pasi sipas tij dispozitat ekzistuese e rregullojnë qartë këtë çështje, “këto dispozita tashmë e rregullojnë qartë përdorimin e gjuhës dhe nuk lënë hapësirë që e drejta të kushtëzohet me harmonizim të ligjeve dhe me kërkesë nga kandidati”.

Ademi thekson se problemi nuk qëndron te mungesa e harmonizimit ligjor, por te zbatimi i ligjit në praktikë, duke paralajmëruar se qasje të tilla mund të ulin standardin e të drejtave gjuhësore dhe të krijojnë pasiguri juridike për qytetarët.

Reagimi i tij vjen në një moment kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore vazhdon të mbetet temë e debatit publik në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Ursula von der Leyen: Ligji anti-LGBT i Hungarisë, i papranueshëm23 June 2021
Ambasada britanike reagon për dorëheqjet e prokurorëve serbë: Kërkojmë riintegrimin e tyre në sistemin e drejtësisë23 July 2026
Maran zbulon listën: Strakosha dhe Muçi mungojnë, kthehen Seferi e Hadroj28 May 2026