Nga Vendi
1 April 2026
Shkupi mbledh liderët fetarë të Ballkanit, theksohet roli i dialogut dhe bashkëjetesës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të institucioneve fetare islame dhe diplomacisë turke, në kuadër të Samitit të Udhëheqësve Fetarë të Ballkanit që po mbahet në Shkup.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Dijanetit, H. Safi Arpagush, Reis-Ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ambasadori i Turqisë në vend, Fatih Usuloj, si dhe përfaqësues të bashkësive islame nga Gjermania, Austria dhe Italia.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Gashi vlerësoi organizimin e samitit, duke theksuar se ai përfaqëson vullnetin për dialog dhe mirëkuptim, si dhe rëndësinë e bashkëjetesës dhe rolin e bashkësive fetare në forcimin e tolerancës në rajon.

Nga ana tjetër, Arpagush nënvizoi suksesin e organizimit dhe theksoi se bashkëjetesa shekullore në Ballkan kontribuon në forcimin e paqes dhe besimit të ndërsjellë.

Ndërkohë, Shaqir Fetahu theksoi mbështetjen institucionale për realizimin e samitit, duke shtuar se kjo ngjarje ka marrë një dimension më të gjerë shtetëror.

Ambasadori turk, Fatih Usuloj, vuri në pah se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të thellohen edhe më tej në të ardhmen.



Të ndryshme
Më shumë
Kusari-Lila: Me Vuçiqin si president nuk mund të kemi finale të dialogut Kosovë-Serbi23 June 2021
Pesë viktima dhe 120 raste të reja me Covid-19, shërohen 125 pacientë 7 July 2020
Turistja serbe zbulon mesazhin që shqiptari i la mbi makinë gjatë pushimeve në Ksamil28 July 2021