Nga Vendi
1 April 2026
Ali Ahmeti kujton 45-vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 45-vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1981, duke i cilësuar ato si një moment kyç në historinë kombëtare.

Ahmeti theksoi se demonstratat nisën si reagim i studentëve, por shumë shpejt u shndërruan në një lëvizje gjithëpopullore për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar, duke shtuar se ato “u bënë themeli i proceseve që më pas do të çonin edhe në rrënimin e perandorisë jugosllave”.

Ai kujtoi se datat 11 dhe 26 mars, si dhe 1 dhe 2 prill, mbeten të skalitura në kujtesën historike si ditë kur rinia, studentët dhe punëtorët u ngritën për të kërkuar të drejtat e mohuara dhe për të hapur rrugën drejt lirisë.

Sipas tij, demonstratat e vitit 1981 nuk ishin vetëm protesta studentore, por një lëvizje e gjerë që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe e bëri çështjen shqiptare një proces të pakthyeshëm historik, duke nënvizuar se “kur një popull bashkohet për një ideal të drejtë, asnjë perandori nuk mund ta ndalë rrugën e tij drejt lirisë”.

Në përvjetorin e 45-të, Ahmeti shprehu mirënjohje për studentët, veprimtarët, punëtorët, të burgosurit politikë dhe të rënët, duke theksuar se sakrifica dhe idealizmi i tyre mbeten frymëzim për brezat e rinj dhe për rrugën drejt barazisë, dinjitetit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Për një javë në Maqedoni për 27.3 për qind është zvogëluar numri i rasteve të reja me coronavirus 7 September 2021
Mjekët shqiptarë që punojnë në Europë: Situatë shqetësuese, tregoni kujdes27 June 2020
“Dëgjova hapa nëpër shkallë”, flet fqinja e 20-vjeçares që u vra nga burri i saj22 June 2021