Nga Rajoni
2 April 2026
Shqipëria në alarm, SHBA paralajmëron për kërcënime nga Irani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva në Shqipëri, përfshirë subjekte të lidhura me SHBA-në dhe elementë të opozitës iraniane, si muxhahedinët e strehuar në Manzë të Durrësit. Në njoftimin e shpërndarë më 1 prill 2026, ambasada thekson se kërcënimet mund të përfshijnë edhe hapësirat publike si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri.

“Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar, të monitorojnë mediat lokale, të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përreth dhe të rishikojnë planet personale të sigurisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Prej vitesh Shqipëria ka strehuar rreth 3 mijë anëtarë të MEK nën masa të rrepta sigurie, duke e vënë vendin në shënjestër të Iranit, i cili më parë ka kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze “Le Point” deklaroi se Shqipëria mban një qëndrim të prerë në linjë me politikën e SHBA-së dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me Teheranin. Ai rikujtoi se Shqipëria e ka shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Gardën Revolucionare organizatë terroriste.

Burimi: Ambasada e SHBA në Tiranë



Të ndryshme
Më shumë
Fisnik Syla nuk heq dorë nga Fjolla Morina, bën hapin e parë për ribashkimin me të20 October 2021
Ali Ahmeti takon Bedri Hamzën në Prishtinë, diskutojnë zhvillimet politike dhe procesin në Dhomat e Specializuara29 September 2026
Protestuesit ‘dridhin Tetovën’ arrijnë në qendër 3 grupet14 August 2020