Nga Vendi
4 April 2026
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Shkup për të drejtën e provimit në shqip

Unionet e studentëve nga universitetet shqiptare në vend kanë paralajmëruar protestë më 6 prill në Shkup, duke kërkuar zgjidhje për atë që e cilësojnë si padrejtësi të vazhdueshme ndaj studentëve të drejtësisë.

Protesta do të nisë nga Ura e Gurit në orën 12:30, ndërsa organizatorët u bëjnë thirrje mediave dhe shoqërisë civile për mbështetje dhe sensibilizim.

“Zëri juaj ka qenë thelbësor në ngritjen e kësaj çështjeje dhe në informimin e drejtë të opinionit publik. Sot, më shumë se kurrë, kjo mbështetje na duhet edhe më tej”, thuhet në reagimin e studentëve.

Ata theksojnë se problemi kryesor mbetet pamundësia për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pavarësisht se kjo, sipas tyre, është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Thirrja është nënshkruar nga unionet e Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti i Evropës Juglindore, të cilët kërkojnë që çështja të marrë zgjidhje konkrete.



Të ndryshme
Më shumë
Mbështetja për anëtarësinë në NATO bie në Mal të Zi, rritet ndikimi proruso25 October 2025
Demografia, “lufta e re” për Maqedoninë: Miloshoski bën thirrje për më shumë familje dhe fëmijë 2 August 2026
“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve21 June 2021