Nga Vendi
8 April 2026
Kapet kontrabandë me fruta dhe perime në Bogorodicë, sekuestrohen 12.5 ton mallra

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, autoritetet doganore të Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar një rast të tentativës për kontrabandë me fruta dhe perime, duke sekuestruar gjithsej 12.5 ton mallra të padeklaruara.

Sipas Drejtorisë së Doganave, rasti është evidentuar gjatë kontrollit të një ngarkese në procedurë tranziti, ku janë konstatuar sasi të konsiderueshme produktesh që nuk figuronin në dokumentacionin përkatës doganor.

Në mesin e mallrave të konfiskuara janë mbi 3 ton avokado, rreth 2.5 ton speca djegës, 600 kilogramë brokoli, 2.3 ton luleshtrydhe, 3.3 ton kivi dhe 40 kilogramë kërpudha, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1.4 milionë denarësh.

Autoritetet bëjnë të ditur se mallrat janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të dyshuar është ngritur kallëzim penal për veprën penale kontrabandë. Rasti po trajtohet nga Departamenti i Hetimeve pranë Drejtorisë së Doganave.



Të ndryshme
Më shumë
Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë, flet ministri Bekteshi... 14 October 2021
Izetbegoviq i drejtohet Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë24 June 2021
Osmani-Logar: Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën e Sllovenisë me BE-në16 June 2021