Nga Rajoni
13 April 2026
Hoxha takon Këshillin e Diasporës, synohet riorganizim dhe agjendë e re bashkëpunimi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, në prag të Samitit të IV të Diasporës që pritet të mbahet në Tiranë.

Në një reagim publik, ai e cilësoi takimin si një bashkëbisedim të hapur dhe energjik, duke vlerësuar rolin e diasporës në zhvillimin e vendit. Hoxha u shpreh se “ramë dakord për të çelur një fazë të re në riorganizimin e këtij mekanizmi jetik, me objektiva të qartë për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve dhe një agjendë vjetore konkrete”.

Sipas tij, fokusi do të jetë fuqizimi i diasporës si partner në promovimin e gjuhës shqipe, zhvillimin ekonomik dhe përhapjen e vlerave kulturore shqiptare në botë.

Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Diasporës, i cili synon forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që jetojnë, si dhe shndërrimin e potencialit të diasporës në kontribut konkret për Shqipërinë.



Të ndryshme
Më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Gordana Duvnjak, lë pas karrierë të gjatë në media21 April 2026
Alimi: Çfarë halli keni me MUA, tregoni?! Mos u turpëroni më shumë, se mjaftë jeni turpëruar!! 3 September 2021
Kujdes me dezinfektantët në makinë, rrezik për shpërthim24 June 2021