Nga Rajoni
17 April 2026
Kurti në debat ndërkombëtar: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë integrale e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk duhet të trajtohet si periferi e Evropës, por si pjesë e saj e pandarë historikisht, politikisht dhe kulturalisht.

Duke folur për një panel me temën “Ku përfundon Evropa – vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike”, Kurti theksoi rëndësinë e unitetit dhe vendimmarrjes së guximshme nga vendet progresiste evropiane në një periudhë tensionesh globale.

Ai u shpreh se integrimi në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri për forcimin e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sigurisë afatgjatë në rajon, duke shtuar se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë hapësirë për ndikime të jashtme dhe rreziqe gjeopolitike.

“Në këtë kuptim, vizioni dhe pragmatizmi sot nënkuptojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor si pjesë e projektit evropian”, u shpreh Kurti gjatë diskutimit.

Ai shtoi se Evropa duhet të forcojë unitetin e saj dhe të veprojë me përgjegjësi në mbrojtje të vlerave demokratike edhe përtej kufijve të saj, duke përmendur rajone si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.



Të ndryshme
Më shumë
Dyshohet se mori 18 mijë denarë ryshfet, Prokuroria kërkon paraburgim për punonjësin në Prilep25 July 2026
56 kilogramë drogë është kapur në Tetovë dhe Gostivar për nëntë muaj25 October 2021
Liderët e partive shqiptare 15 vjet pa debat, Sela ka pranuar, pritet fjala e Ahmetit?!22 September 2021