Nga Vendi
18 April 2026
Bexheti e quan kallëzimin penal presion politik, MPB e akuzon për përfitime të paligjshme

Deputeti i BDI-së dhe ish-kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka reaguar ndaj kallëzimit të ri penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke e cilësuar atë si presion dhe tentativë për shantazh politik.

Në reagimin e tij publik, ai theksoi se procedurat e tilla janë të paralajmëruara nga politika dhe më pas zbatohen nga institucionet, çka sipas tij tregon për probleme serioze në funksionimin e shtetit. Ai u shpreh se nuk do të ndalet përballë këtyre veprimeve, duke shtuar se nuk tërhiqet dhe nuk shantazhohet, ndërsa i konsideroi këto si përpjekje për të heshtur një zë politik që nuk nënshtrohet.

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se Bexheti, së bashku me një zyrtar të Qytetit të Shkupit, dyshohet se ka mundësuar përfitim të paligjshëm prej mbi 700 mijë eurosh për një kompani nga fshati Krushopek. Sipas njoftimit, në periudhën tetor 2022 deri në mars 2023, ai ka miratuar vendime për regjimin e qarkullimit në kundërshtim me planin urbanistik për fshatin Gllumovë.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ndaj Bexhetit është ngritur edhe një kallëzim tjetër penal gjatë vitit të kaluar nga policia financiare, për dyshime në falsifikim të dokumenteve afariste lidhur me dhënie leje ndërtimi për një parcelë pa plan urbanistik të miratuar. Edhe këtë rast, ai e ka cilësuar si të motivuar politikisht.



Të ndryshme
Më shumë
Ndalohet një person nga Kumanova, kapet duke shitur mjete piroteknike 2 December 2025
Çdo qytetar i Maqedonisë i detyrohet mesatarisht bankës rreth 2,300 euro22 May 2025
Zaev: Me energji të re, mundemi akoma më shumë dhe më mirë29 August 2020