Nga Vendi
20 April 2026
Ulen çmimet e karburanteve, benzina dhe dizeli më lirë nga mesnata

Nga mesnata, çmimet e benzinës dhe dizelit në vend do të pësojnë ulje prej 1,5 denarë për litër, sipas vendimit më të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Ndërkohë, në drejtim të kundërt lëviz çmimi i vajit ekstra të lehtë, i cili është rritur për 0,5 denarë për litër. Autoritetet bëjnë të ditur se në fuqi mbetet edhe zbritja shtesë e kompanisë OKTA, prej 3 denarësh për naftën dhe 2 denarësh për benzinën, duke ndikuar në çmimet finale për konsumatorët.

Pas përllogaritjeve të reja, çmimi i benzinës BS-98 arrin në 80,5 denarë për litër, ndërsa BS-95 në 78,5 denarë. Dizeli do të shitet me 91 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë me 97 denarë për litër.

Vendimi reflekton lëvizjet në tregun e energjisë dhe politikat aktuale për lehtësimin e barrës financiare për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Qeveria Mickoski planifikon huamarrje të re prej 1.3 miliardë euro dhe pastaj zgjedhje të reja 10 September 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë17 September 2026
Austri: Shteti ofron deri në 5000 euro financim për renovimin e shtëpisë11 October 2026