Nga Vendi
20 April 2026
Policët pranojnë parregullsi në kontrollet e diskotekës “Puls” në Koçan

Tre efektivë policie nga Koçani kanë dëshmuar para gjykatës lidhur me kontrollet e kryera në diskotekën “Puls”, ku akuzohen për vendosje të të dhënave të pasakta në dokumentacionin zyrtar.

Sipas dëshmive të tyre, gjatë kontrolleve nuk ishte konstatuar se subjekti ndaj të cilit ishin përpiluar kallëzimet ishte një firmë joaktive. Policët theksuan se informacionet mbi gjendjen e biznesit i kishin marrë nga Regjistri Qendror, përmes kërkesës së stacionit policor.

Po ashtu, ata pranuan se nuk kishin kryer verifikim identiteti për personin që konsiderohej pronar i diskotekës, Dejan Jovanov, duke u mbështetur në njohuritë e përgjithshme në qytet për pronësinë e lokalit.

“Të dhënat për firmën shënohen në procesverbalin për kundërvajtje dhe në kërkesën për inicimin e procedurës, të dhënat janë siguruar nga Regjistri Qendror me kërkesë të administratës së stacionit policor”, deklaroi i akuzuari Kire Bogatinov.

Rasti po trajtohet në gjykatë, ku pritet të vlerësohet përgjegjësia e zyrtarëve për mënyrën e dokumentimit të kontrolleve.

Burimi: AlsatM



Të ndryshme
Më shumë
Krejt papritur, Geti dhe Noizy ‘bashkë’ në një skenë27 July 2021
Google Maps prezanton inteligjencën artificiale Gemini dhe navigimin immersiv 3D14 March 2026
Ja si vodhën hajnat mbrëmë në Çair, ku vdiq një person (VIDEO)23 September 2021