Nga Rajoni
20 April 2026
Dështojnë bisedimet për presidentin, partitë politike larg marrëveshjes në Kosovë

Kanë dështuar negociatat ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke mbyllur kështu edhe zyrtarisht takimet mes dy subjekteve politike për këtë çështje.

Sipas ofertave të paraqitura, Vetëvendosje i kishte propozuar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ose alternativisht postin e kryetarit të Kuvendit, por këto oferta janë refuzuar nga LDK-ja.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kryeministri Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i takojë Vetëvendosjes, gjë që sipas tij ka qenë e papranueshme për partinë që ai drejton.

Ndërkohë, Kurti ka bërë të ditur se i ka dërguar mesazh për takim kreut të PDK-së, Bedri Hamza. Kjo parti pritet të marrë vendim pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, ndërsa ka kërkuar që ftesa të bëhet në formë zyrtare me shkrim për të shqyrtuar mundësinë e vazhdimit të negociatave.

Me vetëm tetë ditë të mbetura nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, situata politike mbetet e paqartë, ndërsa në rast të mosarritjes së marrëveshjes vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.



Të ndryshme
Më shumë
Ndodh rrallë, Thaçi anulon konferencën!28 June 2020
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, LAMM apelon për kujdes12 July 2026
Panik në shkollën “Stiv Naumov” në Manastir pas kërcënimeve të një nxënësi 8 May 2026