Nga Rajoni
24 April 2026
Osmani: ratifikimi i marrëveshjes për Bordin e Paqes, moment historik për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si moment historik vendimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes që e bën vendin pjesë të Bordit të Paqes. Sipas saj, ky hap forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe e pozicionon atë në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale.

Osmani theksoi se ky zhvillim është dëshmi e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar edhe rolin historik të SHBA-së në Kosovë.

“Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes”, u shpreh Osmani.

Ajo rikujtoi gjithashtu ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke e cilësuar SHBA-në si faktor vendimtar në ndaljen e dhunës dhe në mbështetjen e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sipas saj, angazhimi amerikan mbetet i rëndësishëm edhe sot, në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi nga Struga: Ramiz Merko ja ka FIKUR dritat politikisht atij që nuk pati guxim t’i del përball12 October 2021
U sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, Loredana Zefi publikon një imazh në bikini dhe bën një sqarim21 June 2021
iPhone 13 i Apple mund të ketë një bateri më të madhe 7 June 2021