Nga Vendi
26 April 2026
Prokuroria e Gostivarit nis hetime ndaj 28-vjeçarit për dyshime të rënda ndaj të miturës

Prokuroria e Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka hapur procedurë hetimore ndaj një 28-vjeçari, i punësuar në një shkollë fillore, për dyshime të rënda që lidhen me keqtrajtim dhe shfrytëzim të një të miture 14-vjeçare.

Sipas njoftimit, i dyshuari akuzohet se ka ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës, duke tentuar ta detyrojë në takime dhe duke e shantazhuar me materiale personale. Më pas, sipas autoriteteve, ai dyshohet se ka shpërndarë përmbajtje të tillë në rrjete sociale.

Prokuroria thekson se ekziston rrezik i lartë që i dyshuari të largohet nga vendi, të ndikojë te viktima ose të përsërisë veprën, prandaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe sigurimin e provave.



Të ndryshme
Më shumë
Muçiqi për foton e tij me uniformë të UÇK-së: Mburrem që e kam 3 September 2021
MPPS: Të rritet numri i fëmijëve në çerdhe 5 July 2021
697 persona të prekur nga Kovidd-19 dhe 9020 të sëmurë kronik do të votojnë më 13 korrik 9 July 2020