Nga Vendi
28 July 2020
Pesë viiktima dhe 102 raste të reja me Koronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve, nga gjithsej 1356 testime të realizuara, 102 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid 19 jetë kanë ndërruar 5 pacientë ndërsa 99 pacientë janë shëruar.

Rastet e reja janë janë regjistruar në: Shkup 39 raste , Kumanovë 11, Shtip 13, Prilep 3, Tetovë 2, Strugë 2, Manastir 6, Ohër 3, Kavadar 3, Gostivar 8, Radovish 1, Koçani 1, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 1, Vinicë 1, Shën Nikollë 3, Kërçovë 4. Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 99 pacientë të shëruar nga: Shkupi 49, Shtipi 2, Tetova 10, Struga 17, Ohri 15, Gostivari 2, Strumica 1, Koçani 1, Kërçova 1, Resnja- . Pesë persona kanë ndërruar jetë, një pacient nga Shkupi (70 vjeç), një pacient nga Kërçova (72 vjeç), një pacient nga Kumanova (64 vjeç), një pacient nga Prilep (48 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (76 vjeç). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e reja, numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë shkon në 10315, prej të cilëve 5663 janë shëruar ndërsa 471 persona kanë humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Për momentin në vendin tonë ka 4181 raste aktive.



Të ndryshme
Më shumë
Mbrëmë në të njëjtin vend por asnjë foto së bashku, çfarë po ndodh mes Pm, Dagz dhe Donaldit?12 March 2022
Arber Ademi: Në shumë komuna shqiptare po ndodh një referendum i vërtetë19 October 2025
Kishte nisur një marrëdhënie të re, 49-vjeçarja vritet me çekiç nga ish i dashuri21 October 2021