Nga Rajoni
10 September 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, reagon avokati Misetiq

Avokatja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Sophie Menegon, ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë në çështjen që lidhet me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, duke thënë se rasti ndaj klientit të saj lidhet në thelb me biseda të zhvilluara në Njësinë e Paraburgimit.

Deklarata e saj është shpërndarë në platformën “X” nga avokati Luka Misetiq.

Sipas Menegon, ndaj Thaçit nuk ka pretendime për ryshfet, detyrim apo kërcënim të dëshmitarëve dhe as për ndërhyrje konkrete ndaj tyre.

“Kjo çështje në thelb përmblidhet në një të vërtetë: zoti Thaçi po gjykohet për zhvillimin e një bisede në Njësinë e Paraburgimit. Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje konkrete te dëshmitarët”, citohet të ketë thënë Menegon.

Ajo ka shtuar se, sipas qëndrimit të mbrojtjes, në këtë rast nuk ka viktima dhe se bisedat për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë prodhuar pasoja konkrete jashtë Njësisë së Paraburgimit.

“Në këtë rast nuk ka asnjë viktimë… Prokuroria kërkon që zoti Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burg për biseda të zhvilluara brenda një njësie paraburgimi, të cilat nuk patën asnjë ndikim real në botën jashtë”, ka thënë Menegon.

Thaçi po përballet me një proces të veçantë gjyqësor që lidhet me pretendimet për pengim të administrimit të drejtësisë. 



Të ndryshme
Më shumë
Surprizë! I moshuari hap kofanon e makinës, por nuk u beson syve30 September 2021
Aliu: Sëmundjet e rralla nuk janë të rralla për ata që jetojnë me to — këtë vit janë siguruar 58 ilaçe për 430 pacientë11 November 2025
Aksident masiv në Milot-Mamurras, dyshohet se njëra makinë shoqëronte Berishën26 November 2021