Sport
8 May 2026
Ronaldo shkruan histori në Arabinë Saudite, shënon golin e 100-të me Al Nassr

Cristiano Ronaldo vazhdon të lërë gjurmë në kampionatin saudit, teksa realizoi golin e tij të 100-të me fanellën e Al Nassr në fitoren 4 me 2 ndaj Al Shabab.

Skuadra e Al Nassr e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer me dy gola të shpejtë të João Félix, ndërsa vendasit reaguan me golin e Yannick Carrasco.

Momenti më i rëndësishëm i takimit erdhi në minutën e 75-të, kur Ronaldo finalizoi me një goditje spektakolare pas asistimit të Sadio Mané, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 26-të sezonal për yllin portugez dhe njëkohësisht realizimi i tij i 100-të në kampionatin saudit, arritje e realizuar në më pak se katër sezone.

Gjatë sfidës nuk munguan as provokimet nga tifozët, të cilët thërrisnin emrin e Lionel Messi. Ronaldo reagoi me buzëqeshje dhe ironi ndaj tribunave, moment që u bë viral në rrjetet sociale.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Çairi – Simbol i Krimit Urban dhe Dështimit Institucional29 May 2025
Vuçiq: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë25 June 2021
Moti me diell, temperatura deri në 40 gradë23 June 2021