Kryetari i Menduh Thaçi, ka akuzuar kryeministrin e Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, për ndjekje të një politike të sofistikuar anti-shqiptare dhe për nënçmim të partnerëve shqiptarë në qeveri.
Në një intervistë në emisionin Rubikon, Thaçi deklaroi se qasja e Mickoskit ndaj shqiptarëve është “më e padukshme dhe më sofistike” krahasuar me politikat e së kaluarës. Ai tha se partnerët shqiptarë në qeveri po përballen me poshtërim publik dhe mungesë të ndikimit në vendimmarrje.
Sipas Thaçit, emërimet e kuadrove shqiptare në institucione bëhen kryesisht me miratimin e kryeministrit maqedonas. “90 për qind të kuadrove shqiptare që caktohen dhe që VLEN-i i përvetëson si kuadro të veta, janë ata që marrin bekimin te Mickoski”, u shpreh ai.
Kreu i PDSH-së theksoi se këto qëndrime nuk janë shpifje, por, sipas tij, pasqyrim i realitetit politik në vend. /Klankosova.tv�