Nga Rajoni
10 May 2026
Sulmii i Berishës ndaj Gonzatos, ambasadorët e BE-së dalin në mbrojtje të diplomatit europian

Ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri kanë reaguar në mbështetje të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e akuzoi diplomatin europian se është “unifikuar komplet me Edi Ramën”. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në Ditën e Europës, diplomatët europianë kanë shprehur besim të plotë në profesionalizmin dhe integritetin e Gonzatos dhe ekipit të tij. “Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në reagimin e ambasadorëve të BE-së. Reagimi vjen një ditë pasi Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se Gonzato “sillet si ambasador i Ramës” dhe pretendoi se ai ka përcjellë në Bruksel “trillime ndaj opozitës”. “Ky zotëri është përpjekur ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën”, u shpreh Berisha. Deklarata e ambasadorëve europianë është parë si një mesazh i qartë mbështetjeje për përfaqësuesin e Bashkimit Europian në Tiranë, në një moment tensionesh politike dhe akuzash të forta nga opozita shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Shaqiri: Krijimi i Agjencisë digjitale, shtytës kryesor drejt një shoqërie dhe administrate digjitale10 August 2021
28 vjet nga Epopeja e Dukagjinit, homazhe dhe aktivitete përkujtimore në Gllogjan24 March 2026
Ahmeti takon Edi Ramën: Edi është i veçantë 2 July 2021