Nga Vendi
11 May 2026
LSDM: Mickoski po e përdor opozitën si alibi për dështimin e reformave europiane

Nga partia opozitare maqedonase LSDM kanë akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski për dështim në përmbushjen e agjendës reformuese dhe për përdorimin e opozitës si justifikim për bllokimin e procesit eurointegrues të vendit. Sipas LSDM-së, kanë mbetur edhe 20 ditë deri në afatin që, siç thonë ata, do të konfirmojë dështimin e qeverisë për të realizuar reformat e nevojshme për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Nga kjo parti thonë se Mickoski po krijon qëllimisht tensione me Bullgarinë dhe po e zhvendos vëmendjen e opinionit nga premtimet e pambajtura dhe mungesa e reformave konkrete. “Mickoski pretendoi se opozita po pengon axhendën reformuese, por më vonë pranoi se nuk ka nevojë për opozitën për miratimin e reformave. Ai ka shumicë absolute në Kuvend dhe mund t’i kalojë vetë të gjitha ligjet”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Ata shtojnë se kryeministri “ka nevojë për LSDM-në vetëm si alibi për dështimin e tij dhe për mosplotësimin e kushteve për hapjen e kapitujve evropianë”. Në reagim, LSDM rikujton edhe premtimet e mëhershme të Mickoskit lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe çështjen e emrit, duke e akuzuar për mashtrim të qytetarëve dhe për retorikë kundër integrimit evropian. “Mickoski nuk do Bashkim Evropian me standarde dhe kontroll evropian, sepse atëherë sistemi i tenderëve, krimit dhe abuzimeve nuk do të mund të funksionojë”, deklarojnë nga LSDM.



Të ndryshme
Më shumë
Qytetarëve u dërgohet mesazh propaganduese në numrat personal të telefonit17 October 2021
Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ka përparim më të madh në vaksinim në rajon28 August 2021
Gjigantët e teknologjisë përpiqen të distancohen nga Facebook28 October 2021