Nga Rajoni
11 May 2026
Seanca me tensione për Ilir Metën, gjykata refuzon transmetimin “live”: “Ky nuk është miting”

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë është shoqëruar me debate të forta që në nisje, pasi mbrojtja kërkoi që procesi të transmetohej drejtpërdrejt dhe me praninë e mediave. Gjykata e rrëzoi kërkesën, duke theksuar se seanca është publike, por nuk mund të kthehet në aktivitet politik. “Ky nuk është miting”, deklaroi trupa gjykuese gjatë debatit në sallë. Avokatët e Metës kundërshtuan kufizimin e kamerave dhe kushtet në sallë, ndërsa avokati Kujtim Cakrani kërkoi që çdo vendim kufizues të ishte i arsyetuar sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. “Të lejohet transmetimi direkt”, u shpreh ai. Në debat ndërhynë edhe Monika Kryemadhi, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, të cilët pretenduan se dhjetëra mbështetës ndodheshin jashtë sallës dhe nuk po lejoheshin të hynin. “Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë”, deklaroi Blushi. Tensione pati edhe për provat e dosjes. Kryemadhi pretendoi se një USB e dorëzuar nga akuza nuk hapej dhe se mungonin përgjimet ambientale të përmendura në listën e provave. Nga ana tjetër, SPAK deklaroi se materialet janë pjesë e dosjes dhe do të verifikohej problemi teknik. Në përfundim, gjykata argumentoi se transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës do të përbënte “një formë të ekzagjeruar të publicitetit” dhe mund të cenonte parimin e pafajësisë, si edhe privatësinë e dëshmitarëve që do të thirren gjatë procesit. Burimi: Top Channel⁠



Të ndryshme
Më shumë
Ndërron jetë një 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, Azir Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave22 September 2025
Dardan Krivaqa pritet sot që të paraqitet para gjykatës25 August 2021
Maqedonia e Veriut vetëm 30% drejt BE-së, sfidat mbeten në drejtësi dhe ekonomi25 March 2026