Nga Vendi
13 May 2026
OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën, “sakrifica e tyre mbetet simbol i rezistencës shqiptare”

Në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar me nderim jetën dhe veprën e tyre, duke i cilësuar si figura të pavdekshme të rezistencës shqiptare.

Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së theksoi se familja Meha mbetet frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal. “Sot, në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, OVL UÇK përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre të pavdekshme për liri dhe dinjitet kombëtar”, thuhet në reagim.

Tutje, organizata vlerësoi se sakrifica e familjes Meha është një nga simbolet më të fuqishme të qëndresës shqiptare ndër vite. “Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal. Lavdi”, thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Kush e dëshiron, ja sa kushton pasaporta e të madhit Michael Jackson20 October 2021
Del nga shtëpia për të parë dëmet nga përmbytjet, krokodili i merr jetën të moshuarit 1 September 2021
Dy shtete të fuqishme garantojnë për lirimin e Thaçit nga paraburgimi23 July 2021