Sport
29 July 2020
Ferarri: Nuk fitojmë deri në vitin 2022

Skuadra e Ferrarit është dorëzuar këtë sezon dhe ka filluar që të mendojë për sezonin e ardhshëm, pasi që makina e skuderisë italiane, është gati një sekond pas makinave të “Mercedesit”, që ishte fituese në 3 garat e para. Sipas “Gazeto Dello Sport” të njëjtin mendim e ndan edhe presidenti i Ferrarit, Xhon Eklan, i cili pret që makina italiane të jetë më konkurentë në vitin 2022.

“Na pret një periudhë e gjatë, pasi që në momentin, kur Zhan Tod nisi ciklin historik me 5 tituj më radhë në fillim të shekullit 21, kishte 20 vite që Ferrari s’kishte titull. Na duhet stabilitet dhe siguri që të ndërtojmë Ferrarin që e duam, andaj do të shkojmë hap pas hapi,” ka thënë Elkon për mediat italiane.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti hap derën për Selën në Qeveri dhe paralajmëron ndryshime në kabinet29 April 2026
Trump: Jemi prodhuesit më e mëdhenj të naftës në botë10 September 2026
Vendosen gurthemelet e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup 7 March 2026