Nga Vendi
13 May 2026
Rritet kërkesa për benzinë dhe naftë, dizeli mbetet dominues në treg

Konsumi i derivateve të naftës në vend ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, ndërsa benzina rezulton me rritjen më të madhe krahasuar me vitin paraprak. Sipas raportit të Komisioni Rregullator për Energjinë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbeturinave Komunale, konsumi i benzinës është rritur me 8.34 për qind.

Rritje është regjistruar edhe te nafta me 5.17 për qind, gazi i lëngshëm i naftës me 3.55 për qind dhe vaji ekstra i lehtë me 2.23 për qind. Ndërkohë, rënie e konsiderueshme është evidentuar te karburanti për avionë me 53.29 për qind.

Të dhënat tregojnë se shitjet e derivateve në tregun vendas janë rritur me 4.88 për qind brenda një viti, ndërsa dizeli vazhdon të dominojë me mbi 74 për qind të konsumit total.



Të ndryshme
Më shumë
Flet Dardan Krivaqa që vrau mizorisht 18 vjeçaren! Dyshoja se më tradhëtonte me... 24 August 2021
Nga shtatori, nxënësit në shkollë me maska, ora 20 minuta29 July 2020
“Babai yt nuk është babai yt”, Vuçiç flet për sulme dhe shpifje ndaj tij në podcast ndërkombëtar29 April 2026