Nga Vendi
18 May 2026
Protesta e dytë në Shkup: "Pritëm dialog, morëm heshtje"

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë për herë të dytë në protestë në Shkup, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Kryetari i PSA-së, Besjan Rexhepi, i pranishëm në protestë, shpjegoi arsyen e kthimit në rrugë: "Sot jemi përsëri këtu, jo sepse kemi dëshirë të protestojmë, por sepse nuk kemi përgjigje," duke shtuar se pas protestës së parë kishin pritur reflektim, dialog dhe përgjegjësi institucionale, por "ajo që morëm ishte heshtje për të realizuar kërkesën tonë."

Mes kërkesave të protestuesve bëjnë pjesë edhe dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, të cilin studentët e konsiderojnë pengesën kryesore për realizimin e të drejtave të tyre gjuhësore.

Vendosmëria e studentëve është e qartë: do të vazhdojnë derisa institucionet t'u përgjigjen kërkesave të tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Labinot Tairi merr një vendim prekës për djalin e Shpat Kasapit21 July 2026
Marina Vjollca nuk e ndryshon fenë, ekspozon kryqin 9 October 2026
Taravari: Presim fitore bindëse, janë regjistruar parregullsi të shumta15 July 2020