Nga Vendi
27 May 2026
Ahmeti takon kongresistin amerikan Self: Marrëveshja e Ohrit, garancia e paqes dhe stabilitetit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me Congressman Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan, së bashku me Zijadin Selën dhe Bujar Osmanin. Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit, si dhe nevoja e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si "garanci e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit."

Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin historik të Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar interesin e vazhdueshëm amerikan për stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të rajonit. Takimi vjen në kuadër të vizitës së kongresistit Self në rajon, i cili më herët u prit edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Dalja më e ulët që nga pavarësia e shtetit, thirrje për mbobilizim në rreth të dytë20 October 2021
Projektligji për Energjinë në Kosovë kalon në Komision, shoqërohet me debate14 April 2026
Rita Ora i përgjigjet thirrjes së ‘UNICEF’, organizon koncert nga shtëpia 7 August 2020