Nga Rajoni
9 June 2026
Gjini: "Nëse Kurti qeveris, Kosova edhe 10 vjet do të blejë rrymë përmes sekserëve të Serbisë"

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se nëse Albin Kurti vazhdon të qeverisë, Kosova do të mbetet e varur nga blerja e energjisë elektrike përmes ndërmjetësve serbë. Gjini, i ftuar në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ka komentuar edhe idenë e kryeministrit në detyrë për gazifikimin e qymyrit, duke e cilësuar atë si jorentabile dhe të dëmshme.

"Edhe nëse ndodh gazifikimi i qymyrit, do të kushtojë më shtrenjtë se të blejmë gaz", tha Gjini, duke shtuar se ky proces prodhon fenol, një acid i dëmshëm për natyrën dhe njerëzit. Sipas tij, "më lirë është me ble gaz se me prodhu vet", por koncepti autarkik po e pengon një zgjidhje racionale. Gjini e krahasoi këtë qasje me prodhimin e traktorëve në Shqipëri gjatë komunizmit: "Ka me qenë i konceptit të traktorit në Shqipërisë, që u ka kushtuar më shtrenjtë sesa me ble një Volvo".

Kryetari i Aleancës theksoi se Kurti ka përjashtuar si gazin amerikan, ashtu edhe ndërtimin e një termocentrali të ri. "Nëse ky qeverisë, Kosova edhe 10 vjet ka me ble energji elektrike prej Serbisë përmes sekserëve të vet, që e rrjepën qytetarin e Kosovës", deklaroi Gjini, duke lënë të kuptohet se pas kësaj qëndrimi mund të fshihen interesa të caktuara.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Më shumë shi ka rënë në Krushevë, temperaturat më të ulëta janë matur në Mavrovë20 November 2025
Zaev sot për vizitë në Tiranë, do të takohet me kancelaren Merkel14 September 2021
Maqedoni: Vazhdon ulja e numrit të infektimeve me COVID-1924 June 2021