Nga Vendi
12 June 2026
Mexhiti: Bixhozi largohet nga fëmijët dhe shkollat

Kryetari i VLEN, Izet Mexhiti njoftoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u votua faza e parë e ndryshimeve në Ligjin për lojërat e fatit, duke shënuar sipas tij fillimin e kufizimit të vërtetë institucional të bixhozit. "Me miratimin e fazës së parë të sjelljes së Ligjit për lojërat e fatit, fillon kufizimi i vërtetë institucional i lojërave të fatit, largimi i tyre nga fëmijët dhe shkollat, si dhe mbrojtja më e fortë e familjeve nga një dukuri që ka lënë pasoja të thella në shoqërinë tonë prej vitesh", tha Mexhiti. Kryetari i VLEN theksoi se ky nuk është vetëm një ndryshim ligjor, por "një detyrim njerëzor, familjar dhe moral ndaj popullit", duke shtuar se qëllimi është të parandalohet përhapja e pakontrolluar e bixhozit dhe t'i jepet fund varfërimit të mijëra familjeve. Mexhiti njoftoi se presin përfundimin e plotë të miratimit të ligjit, duke e cilësuar këtë si një nga premtimet më domethënëse të VLEN-it të përmbushura.



Të ndryshme
Më shumë
Sot 10 të shëruar dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni 7 July 2021
Maqedoni, vaksina: Kusht për të shkuar në punë27 November 2021
A do të qëndrojnë talibanët të bashkuar në qeverisje?26 August 2021