Nga Bota
15 June 2026
Trump shpall marrëveshje me Iranin, vëmendja largohej nga spektakli i UFC-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme me Iranin, e cila parashikon zgjatjen e armëpushimit për 60 ditë dhe vijimin e negociatave për programin bërthamor të Teheranit. Sipas tij, marrëveshja do të formalizohet të premten në Gjenevë, ndërsa synon të hapë rrugën për një zgjidhje afatgjatë. Trump deklaroi se marrëveshja është më e favorshme se ajo e mëparshmja, duke theksuar se "kontrollet do të jenë më të rrepta", megjithëse detajet mbi mekanizmat e verifikimit dhe fatin e uraniumit të pasuruar mbeten ende të papërcaktuara. Ai shtoi se Irani është zotuar "të mos ndërtojë apo blejë armë bërthamore", ndërsa negociatat do të vazhdojnë për çështjet e mbetura pezull. Sipas marrëveshjes, nëse kushtet respektohen, Iranit do t’i zhbllokohen gradualisht rreth 25 miliardë dollarë asete të ngrira. Trump paralajmëroi gjithashtu se, nëse bisedimet dështojnë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të rifillojnë sulmet. Njoftimi për marrëveshjen dominoi vëmendjen publike edhe gjatë mbrëmjes së organizuar nga UFC pranë Shtëpisë së Bardhë, ku presidenti festoi 80-vjetorin e lindjes së tij në praninë e familjarëve dhe personaliteteve të njohura nga bota e biznesit dhe sportit.

Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi do të ketë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“22 September 2025
Robert Berisha kapet mat me modelen e njohur (FOTO) 8 August 2020
Kur do të kthehet McDonald’s në Maqedoni?14 September 2021