Nga Rajoni
15 June 2026
Një pankartë që preku zemrat: “Jam këtu për fëmijët neurodivergjentë”

Një nga pankartat më domethënëse të protestës ishte ajo me mesazhin “Jam këtu për fëmijët neurodivergjentë”, e cila solli në qendër të vëmendjes sfidat me të cilat përballen çdo ditë fëmijët dhe familjet e tyre. Përmes saj u kërkua mbështetje konkrete për nevojat bazë dhe shërbimet e domosdoshme që u mundësojnë një jetë me dinjitet.

Në pankartë theksohet se “Prindërit po bëjnë çfarë është e drejtë për fëmijën”, ndërsa kërkesat përfshijnë mbështetje për kredinë ose qiranë, terapitë, mjekimet, mësueset ndihmëse, si dhe vlerësimet dhe rivlerësimet. Mesazhi përmbyllet me thirrjen: “Ah po! Dhe për të jetuar një jetë me dinjitet!”, duke përcjellë kërkesën për më shumë përkujdesje institucionale dhe mbështetje për fëmijët neurodivergjentë dhe familjet e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Nëna e 19-vjeçarit që humbi jetën nga mbidoza akuzon ChatGPT21 September 2026
Gostivari: Aksion policor, ndalohen drejtorja dhe tre zyrtarë të NP “Komunalec”20 July 2026
Fatmir Limani: Nuk kam biseduar me kryeministrin për rikonstruimin e Qeverisë20 June 2026