Nga Vendi
26 June 2026
Izet Mexhiti në aksion për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve shëndetësore për organizimin e masave mbrojtëse ndaj temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Në takim morën pjesë përfaqësues të Gjinekologjisë, Klinikës së Fëmijëve, Institutit të Shëndetit Publik, Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe Kryqit të Kuq. Mexhiti bëri të ditur se ekipet mjekësore do të angazhohen në terren duke nisur aktivitetin nga Parku i Çairit, Parku Rinia në Fushë Topanë dhe Çarshia e Vjetër, ku do të ofrojnë kontrolle bazë shëndetësore, shpërndarje të ujit, këshilla profesionale dhe broshura informuese për mbrojtjen nga temperaturat e larta. Sipas tij, vëmendje e veçantë do t'u kushtohet fëmijëve, grave shtatzëna, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, përmes rekomandimeve për hidratim, ushqyerje dhe mbrojtje gjatë ditëve me vapë. "Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë. Në bashkëpunim me institucionet shëndetësore do të vazhdojmë me aktivitete informuese dhe parandaluese, për t'u siguruar që secili qytetar të ketë mbështetjen dhe informacionin e nevojshëm për ta përballuar sa më sigurt këtë periudhë të verës", deklaroi Mexhiti. 



Të ndryshme
Më shumë
Historia e gruas që u rrit nga majmunët e xhunglës, nuk e njohu familjen kurrë30 June 2021
Vrasja në Çashkë, propozohet masa e paraburgimit për një person 7 November 2025
Ziberi kërkon duel në TV me Zaevin dhe Mickoskin30 June 2020