Nga Rajoni
26 June 2026
Marjana Koçeku apel për mbrojtjen e lumit të Currajve: Mos lejoni betonizimin dhe ndërtimin e digave

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si cenim të lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur, duke bërë thirrje për reagim të menjëhershëm kundër betonizimit dhe ndërtimit të digave në këtë zonë natyrore. Përmes një reagimi në Facebook, Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, u ka bërë apel banorëve, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të gjelbër që të organizohen për mbrojtjen e lumit, duke theksuar se, “Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhyrje në atë lumë të egër është e pajustifikueshme.” Ajo ka kërkuar që kjo pasuri natyrore të jetë në qendër të vëmendjes së të gjithë aktorëve që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa ka theksuar se, “U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje një pasuri natyrore siç është lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur. Nuk ka pasur ndonjëherë kohë më të mirë për të vepruar.”



Të ndryshme
Më shumë
Lëvizja BESA me Kastriot Rexhepin në garë për Çairin28 August 2021
Policia vazhdon kontrollet në trafik, mbi 1300 gjoba gjatë fundjavës 7 July 2025
Kida thekson linjat trupore në paraqitjen e radhës me bikini 5 August 2020