Nga Vendi
3 July 2026
Kallëzim penal për tetë zyrtarë, dyshohen se nuk inspektuan diskotekën “Puls” për tre vite

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka pranuar një kallëzim penal ndaj tetë personave, të cilët dyshohen për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”. Sipas policisë, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë në Inspektoratin Shtetëror të Punës, gjatë periudhës 2022–16 mars 2025 nuk kanë ndërmarrë procedurë për mbikëqyrje inspektuese në objektin hotelierik “Puls” në Koçan, ndonëse kishin detyrim ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas kallëzimit, objekti ishte i vetmi i këtij lloji në territorin e Komunës së Koçanit për 13 vjet, por nuk ishte kryer asnjë kontroll inspektues, në kundërshtim me Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese. Policia thekson se mosveprimi ka mundësuar vazhdimin e funksionimit të paligjshëm të objektit, ndërsa punonjësit kanë qenë të ekspozuar ndaj rreziqeve për shkak të mungesës së kontrollit mbi kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas autoriteteve, këtij objekti i është mundësuar të ushtrojë veprimtari hotelierike në mënyrë të paligjshme dhe të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme në vlerë prej 1.255.977 denarësh. Me këtë kallëzim penal vazhdon hetimi për përgjegjësinë institucionale lidhur me funksionimin e diskotekës “Puls”, e cila ndodhet në qendër të hetimeve pas zjarrit tragjik që ndodhi në këtë objekt.



Të ndryshme
Më shumë
Kryqi i Kuq ofron ndihmë prej 30 mijë denarëve për familjarët e të vdekurve nga zjarri në Tetovë 9 September 2021
Prindërit e Manajt pranë murales të dedikuar të biri pas festës së golit ndaj Serbisë15 November 2025
Pasi i theu hundën një personi në diskotekë, Rinor Hykolli pas tre muajsh arrestohet 5 October 2021