Nga Vendi
9 July 2026
Kaltrina Zekolli: Kontrata për autostradën Shkup–Bllacë i jep fund viteve të premtimeve të pambajtura

Kaltrina Zekolli nga VLEN e ka cilësuar nënshkrimin e kontratës për financimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, në vlerë prej rreth 200 milionë eurosh, si një moment me peshë historike, duke theksuar se projekti i jep fund një periudhe të gjatë premtimesh të parealizuara. Sipas Zekollit, rruga Shkup–Bllacë për vite me radhë ishte shndërruar në simbol të zvarritjeve dhe premtimeve elektorale, ndërsa qytetarët, pavarësisht premtimeve të bëra në vitet 2008, 2011, 2014, 2017, 2020 dhe 2023, panë të realizoheshin vetëm rreth dy kilometra rrugë. Ajo theksoi se për VLEN-in, "patriotizmi matet me punë", duke shtuar se autostrada Shkup–Bllacë tashmë kalon "nga premtimi në realizim". Sipas saj, projekti do të ndikojë në përmirësimin e lidhjes me Kosovën, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve, zhvillimin e biznesit, mbështetjen e mërgatës dhe rritjen ekonomike të rajonit. Zekolli deklaroi se "Rruga Shkup–Bllacë është dëshmia më e fuqishme se projektet nuk realizohen me propagandë, por me punë", duke shtuar se gjatë 24 muajve të fundit është punuar për ta çuar projektin në fazën e realizimit. Ajo përfundoi se VLEN do të vazhdojë të avancojë edhe projekte të tjera që, sipas saj, kanë mbetur peng për dekada.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, dënime për 6 drejtues makinash sepse nuk kishin leje të vozitjes15 September 2020
Mexhiti: mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare, përfshirë LPK-në29 June 2026
Gjyqi për tragjedinë në diskotekën “Puls”, dëshmitari mohon shitjen e fishekzjarrëve të përdorur 9 March 2026